Nuk ka ultimatum për falimentim të Greqisë

 

Nga Kujtim VANI

Propozimi të ri, buxhetore pritet të paraqes Greqia në takimin e ditës së nesërme me përfaqësuesit e institucioneve në Bruksel, bëjnë me dije burime pranë qeverisë greke

Në përbërjen e delegacionit grek do të jenë: Zëvendës kryeministri Janis Dhragasaqis, Drejtori politik i kryeministrit Nikos Papas, ministri alternat i punëve të jashtme, Euklidhis Cakalotos, Kreu i këshillit të ekspertëve financiarë, Jorgos Huliarakis dhe ekipi mbështetës me personelin teknik.

Sipas të njëjtave burime vihet në dukje se  në takimin e ditës së nesërme të institucioneve të organizuar me inisiativën e presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në tryezën e bisedimeve nuk është konfirmuar ende pjesmarrja e FMN-së.

Të njëjtat burime mohuan kategorikisht ekzistencën e ndonjë "ultimatumi"  nga Eurogroup për falimentim të Greqisë.

Përsa i përket mbulimit të vakumit financiarë, theksohet se ndërhyrjet do të jenë buxhetore dhe administrative.

Ndër të tjera theksohet se Greqia u qëndron propozimeve të saj mbi borxhin, dhe evazionin fiskal, si dhe klauzolës së deficitit zero.

Gjithashtu bëhet e ditur se përsa i përket TVSH, qeveria mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj mbi normat e 6% dhe 23%, ndërsa thotë se jemi duke kërkuar për të përcaktuar një shkallë të mesme.

Athina gjithashtu i konsideron të rëndësishme veprimet që duhet të ndërmerren nga Mekanizmi Evropian për mbështetjen e cila do të duhet të mbaj barrën e shkëmbimit të bonove të BQE.

Së fundi, në lidhje me progresin e përgjithshëm të negociatave Greqia dëshiron një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur, duke llogaritur si ditën më të mundëshme dhe të rëndësishme 18 qershorin ditën kur do të mblidhet Eurogrupi.

Kancelarja gjermane Angela Merkel në një konferencë për shtyp në Berlinë tha se, të gjitha palët e përfshira në negociatat greke duhet të vazhdojnë bisedimet për të zgjidhur problemet e Greqisë.

"Kur ne duam, ne mundemi, por vullneti duhet të jetë nga të gjitha palët, kështu që është e rëndësishme për të vazhduar bisedimet me njëri-tjetrin," tha Merkel.

Duke folur në Hagë, presidenti i eurozonës Geroun Deiselplum tha se është e papranueshëme, që qeveria greke deri më tani ka refuzuar propozimet e paraqitura në bisedime me të dhe kreun e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

"Ata mund të bëjnë alternativa, por duhet të jenë të përshtatshme, pasi do të jetë shumë e vështirë për të rifilluar bisedimet”- tha Deiselblum

Nevoja për të gjetur një zgjidhje në negociatat mes Athinës dhe kreditorëve ndërkombëtarë theksoi edhe kreu i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker i pyetur nga gazetarët për Greqinë. Ai vuri në dukje se foli me Drejtoreshën e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, e cila është në kontakt të vazhdueshëm me kryeministrin grek Aleksis Cipras, me të cilin u takua dje. Në vazhdim ai tha se të gjitha bisedat mund të kontribuojnë për një zgjidhje, veçanërisht nëse qeveria greke është në drejtimin e duhur. Megjithatë ai theksoj se çdo marrëveshje duhet të bëhet nga të tre institucionet dhe më pas të miratohet nga huadhënësit, në të cilin Komisioni Evropian nuk është i përfshirë.

SHKARKO APP