Nuk kishte ndodhur më parë, prangoset në lidhje direkte gazetari që mbulonte protestat

Gazetari i “CNN”, Omar Jimenez u prangos në lidhje direkte, ndërsa mbulonte protestat në Minneapolis, të shpërthyera pas vrasjes së George Folyd, i mbajtur në tokë nga një polic pasi i vuri gjurin në fyt derisa s’mori dot më frymë.

Jimenez u identifikua qartësisht si reporter, por gjithsesi u prangos së bashku me trupën e xhirimit. “CNN” e cilësoi ndodhinë si dhunim të Amendamentit të Parë.

Ndërkohë, protesta është zgjeruar në shumë qytete amerikane. Manifestuesit kane ndezur një zjarr në komisariatin ku punonin policët e ndaluar për vrasjen e 46-vjeçarit me ngjyrë. Në Denver, Colorado, pati dhe të shtëna me armë gjatë tubimit. Në New York pati disa të arrestuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?