“Nuk ma merrte mendja që ajo ishte hera e fundit që do u thoja sa shumë i dua…”! Rrëqeth gruaja që humbi burrin dhe dy vajzat në aksident
Një nënë që po përgatitet për Krishtlindjen e parë pas vdekjes së burrit dhe dy fëmijëve në fillim të këtij viti, ka nxitur të tjerët të çmojnë çdo moment me të dashurit e tyre.
Geraldine Mullan, 45- vjeçe nga Irlanda ishte e vetmja që shpëtoi nga aksidenti automobilistik, i cili vrau burrin e saj John, 49 vjeç dhe fëmijët Tomás, 14 vjeçe dhe Amelia, 6 vjeç,.
“Unë nuk mund ta kthej kohën. Do të doja të ishte 19 gushti dhe gjërat të ishin ndryshe. Por nuk mund ta ndryshoj atë që ndodhi më 20 gusht”, tha ajo.
“Por në një farë mënyre, veçanërisht ndërsa jemi duke ardhur në këtë sezon të Krishtlindjeve, dhurata ime e Krishtlindjes për John, Tomas dhe Amelia është që më shumë fëmijë të marrin përqafime dhe puthje nga nënat dhe baballarët e tyre”.
“Nëse më shumë njerëz u tregojnë të dashurve të tyre se e duan njëri-tjetrin, nuk e dija që 20 gushti do të ishte dita e fundit që duhet t’i thoja John, Tomas dhe Amelisë se i dua”.
Familja po kthehej nga një mbrëmje në Londonderry, kur John humbi kontrollin e makinës që po ngiste rreth orës 10.20 pasdite.
Makina e tyre u zhyt në një argjinaturë në ujë, ndërsa gruaja arriti të dilte dhe dha alarmin.