Nuk ndodhte prej 2 muaj e gjysmë, 1592 të vdekur nga COVID-19 në SHBA në 24 orë

Rritet numri i të vdekurve nga Covid-19 në SHBA. Në 24 orët e fundit në SHBA kanë ndërruar jetë 1.592 persona, numri më i lartë në dy muaj e gjysmë. Edhe rastet e reja me koronavirus janë rritur, mbi 60,000 sipas të dhënave të Johns Hopkins University.

Pak ditë më parë drejtori i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se javët e fundit pandemia e koronavirusit vazhdon të përshpejtohet dhe se numri i rasteve me COVID-19 është dyfishuar.

Deri tani në botë janë regjistruar 16,739,530 të infektuar me koronavirus nga të cilët kanë ndërruar jetë 660,407 persona.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?