NYT: Obama e ka nënshkruar urdhrin sekret për Afganistanin
Më parë zoti Obama ka thënë se operacionet luftarake të NATO-s në Afganistan, që udhëhiqen nga Shtetet e Bashkuara, do të përfundojnë në fund të këtij viti.
Misioni i ardhshëm i NATO-s, prej 1 janarit 2015, do të përfshinte 9,800 ushtarë amerikanë dhe 3 mijë ushtarë nga Gjermania, Italia dhe vendet e tjera të aleancës veriatlantike.
Ky mision, fillimisht, do të ishte i fokusuar në mbështetjen e forcave afgane. Por, New York Times raporton sot se urdhri i zotit Obama i autorizon trupat amerikanee për ta vazhduar misionin luftarak kundër militantëve në Afganistan, përfshirë talibanët, nëse ata u kërcënohen forcave amerikane ose qeverisë afgane. Agjencia AP raportoi se zyrtarët amerikanë në kushte të anonimitetit i kanë konfirmuar detajet e raportit.