Obama deklaron se nuk kanë qenë në dijeni të grushtit të shtetit
“Informacioni se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë në dijeni të grushtit të shtetit është kryekrejet i rremë. Ky është një thashethem që vë në rrezik jetën e shtetasve amerikanë që gjenden në Turqi. Shtetet e Bashkuara mbështesin qeverinë qëështë zgjedhur me rrugë demokratike nga ana e popullit.
(Përsa i përket kërkesës për ekstradimin e M. Fethullah Gylenit) Ky proces do të ndiqet sipas të gjitha hapave ligjorë të nevojshëm dhe nuk jam unë që vendos për diçka të tillë. Nëse Turqia mendon se ai është i përfshirë në organizimin e grushtit të shtetit, ua thashë se duhet të paraqesin prova për këtë.
(Lufta kundër ISIS-it) është shumë e rëndësishme që të mos bjerë shpejtësia në luftën kundër terrorizmit pas përpjekjes për grusht shteti në Turqi.”
“Reuters”
KOHA JONË SONDAZH

