Obama jep urdhër të lirohet i burgosuri i fundit në burgun e Guantanamos
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama është pajtuar që ta lirojë edhe të arrestuarin e fundit që kishte mbetur në burgun e Guantanamos. Britaniku Shaker Aamer po mbahej në bazën ushtarake amerikanë në Kubë për plot 13 vite.
Zyrtarë nga administrata e Obamas e kanë njoftuar kongresin për qëllimet e presidentit për ta liruar Aamerin sot, transmeton Indeksonline.
RT shkruan se presidenti Obama e ka diskutuar vendimin për lirimin e tij me kryeministrin britanik, David Cameron në telefon.