Obama-kryeministrit tsipras: Mbështes përpjekjen e Greqisë

Shtetet e Bashkuara do të jenë mbështetës në përpjekjen e qeverisë greke për t’u larguar nga politika e shtrëngesës, e garantoi kryeministrin Aleksis Tsipras presidenti amerikan, Barack Obama, që i telefonoi kryeministrit grek për ta uruar për fitoren. Sipas burimeve qeveritare, Obama i tha Tsipras se kjo mbështetje do të shprehet edhe në praktike, nëpërmjet bashkëpunimit të ministrive të financave të të dy vendeve.

Presidenti amerikan vuri në dukje se edhe Europa duhet ta braktisë politikën e shtrengesës, gjë që e bënë SHBA-të, dhe të adoptojnë një axhendë të fuqishme zhvillimi.

Obama i rekomandoi zotit Tsipras të shlodhet pas fushatës së zgjedhjeve, pse do t’i nevojiten forca për në vazhdim. Kjo është e vështirë për shkak të rrethanave, iu përgjigj kryeministri grek.

Në një njoftim për shtyp lidhur me komunikimin e dy liderëve, Shtëpia e Bardhë thekson se “presidenti (Obama) theksoi se Shtetet e Bashkuara, si miq të vjetër dhe aleatë presin të bashkëpunojnë ngushtë me qeverinë e re greke për të ndihmuar Greqinë që të rikthehet në rrugën e prosperitetit afatgjatë. Të dy liderët shqyrtuan gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë midis Greqisë dhe SHBA lidhur me çështje të sigurisë europiane dhe antiterrorizmit”.

SHKARKO APP