Obama kujton 50-vjetorin e protestave për të drejtën e votës së afro-amerikanëve

Ndërkohë që diskriminimi racor është në qendër të vëmendjes në Shtetet e Bashkuara, presidenti Barak Obama pranoi se ka ende shumë për të bërë në këtë drejtim. I pranishëm në ceremoninë e 50-vjetorit të protestave në Alabama 50-vjet më parë, pas së cilave komuniteti afro-amerikan fitoi të drejtën e votës, presidenti kujtoi ngjarjet e muajve të fundit ku disa persona me ngjyrë janë vrarë nga oficerë policie.

“50 vjet nga e diela e përgjakur, marshimi ynë nuk ka përfunduar ende. Por jemi shumë pranë. Sigurisht që është gabim t’i quajmë raste të izoluara ato që kanë ndodhur në Ferguson. Edhe sot, 50 vjet më vonë, ka ende ligje në të gjithë vendin që e bëjnë më të vështirë votimin për njerëzit me ngjyrë”

Në përkujtimin protestave të përgjakshme të vitit 1965 të cilat sollën e aprovimin e të drejtës së votës për komunitetin afro-amerikan, Obama shoqërohej nga bashkëshortja Mishel, vajzat, si dhe ish-presidenti Xhorxh Bush me bashkëshoren Laura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë disa qindra vetë marshuan në rrugët e Medizon, Uiskonsin, për të protestuar për vrasjen më të fundit të një adoleshenti me ngjyrë nga officer i bardhë policie.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke akuzuar sistemin për vrasjet e muajve të fundit, protesutesit marshuan nga rrajoni i policisë deri në lagjen ku edhe 19-vjeçari Toni Robinson u vra, edhe pse nga hetimet paraprake nuk iu gjet asnjë armë. Departamenti i Drejtësisë në Uiskonsin ka nisur menjëherë hetimet ndaj oficerit për të shmangur përshkallëzimin e protestave si në rastin e vrasjeve në Ferguson dhe Nju Jork.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?