Obama: Nuk çuditem nëse fiton Trump
Presidenti akoma në detyrë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, nuk e sheh si plotësisht të mirëqenë fitoren e Hillary Clintonit.
Në një intervistë për ‘NBC’ ai tha nga Shtëpia e Bardhë se edhe Donald Trump mund të jetë fituesi i zgjedhjeve presidenciale në nëntor dhe do ta pasojë atë në Zyrën Ovale.
“Çdo gjë është e mundur, është në natyrën e demokracisë që njerëzit kanë liri në votim dhe ne nuk e dimë se për kë ata do të votojnë”, tha presidenti amerikan.
I pyetur nëse ishte i shqetësuar nëse një republikan do t’i zinte vendin në Shtëpinë e Bardhë, Obama ktheu një përgjigje ironike.
“Përderisa ai është zgjedhur kandidat në anën e tij, mund të ndodhë që edhe të zgjidhet president. Nuk habitem. Jemi mësuar të shohim të ndodhin çmenduri çdo ditë”, shtoi Obama.
Përgjigjen “çdo gjë mund të ndodhë”, Obama e dha edhe gjatë pyetjes se nëse presidenti i Rusisë Vladimir Putin po ndihmonte Donald Trumpin në fushatën e tij para zgjedhjeve të nëntorit.
KOHA JONË SONDAZH

