Obama prezanton politikat e ndryshuara të emigracionit në SHBA

Ka qenë kështu për dekada të tëra, dhe kemi bërë shumë pak për ta ndrequr”, tha ai, edhe pse plani i tij ka shtuar kundërshtimin në Kongres.

Konkretisht, urdhri i tij ekzekutiv do t’i lejojë emigrantët të “dalin nga hijet” ku janë fshehur dhe do t’i mbrojë përkohësisht emigrantët nga deportimi dhe do t’u japë leje pune nëse kanë qenë në SHBA për më tepër se pesë vjet, nëse kanë lindur fëmijët këtu, si dhe do t’u japë mundësinë të kalojnë një inspektim të historikut të tyre penal.

Nuk do të vlejë për ata që do të vijnë ilegalisht në Amerikë në të ardhmen. Nuk u jep të drejtën e shtetësisë, ose të drejtën për të qëndruar këtu përgjithmonë, apo që të marrin përfitimet që kanë nënshtetasit”, sqaroi ai.

Tashmë do të deportohen me prioritet të dyshuarit për terrorizëm, anëtarë të grupeve kriminale ose kriminelë të dhunshëm, si dhe ata që mbërrijnë rishtazi.

SHKARKO APP