Obama: Putini nuk është shumë i zgjuar

Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, bëri një gabim strategjik kur vendosi të aneksojë Krimenë, në një lëvizje, të cilën ai e cilësoi jo shumë të zgjuar.

Ai tha se ata që menduan se Putin u tregua gjeni, u gabuan dhe këtë po e provon kriza ekonomike në Rusi.

Këto komente Obama i bëri në një intervistë të gjatë për NPR.

Swiss Digital Desktop Reklama

Obama tha se sanksionet ndërkombëtare e kanë bërë ekonominë ruse vulnerabël ndaj ndryshimeve në çmimin e naftës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Avantazhi i madh që kemi me Rusinë është se ne kemi ekonomi vitale e dinamike, kurse ata jo. Ata varen nga nafta. Ne varemi nga nafta, iPad-ët, filmat e çfarë të duash ti”.

Po ashtu Obama refuzoi që të përjashtojë mundësinë e hapjes së një ambasade në Iran së shpejti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?