Obama: Rruga diplomatike për programin bërthamor iranian zgjidhja më e mirë

Presidenti amerikan, Barack Obama shprehu edhe një herë bindjen e tij se rruga diplomatike ishte më e mira për programin bërthamor iranian, dy ditë pas arritjes së një marrëveshjeje kornizë me Teheranin.

 “Si president dhe komandant i forcave të armatosura, jam shumë i bindur se rruga diplomatike, me një marrëveshje të plotë dhe afatgjatë është mundësia më e mirë për SHBA-në, për aleatët tanë dhe për të gjithë botën”, theksoi Obama në fjalimin e tij të përjavshëm.

Ashtu siç bëri disa orë pas njoftimit të kësaj marrëveshjeje kornizë, negociuar që prej 18 muajsh mes Iranit dhe fuqive të mëdha, Obama këmbënguli në nivelin jashtëzakonisht të lartë të inspektimit që duhet t’i nënshtrohet Irani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas marrëveshjes së arritur mes Teheranit dhe grupit 5+1 (SHBA, Kinë, Britani e Madhe, Francë, Rusi dhe Gjermani), Irani duhet të reduktojë në mënyrë të konsiderueshme numrin e centrifugave në këmbim të heqjes së sanksioneve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?