Obama: Zgjedhjet treguan përçarjen e thellë të vendit

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, thotë se rezultati i zgjedhjeve presidenciale të 2020 tregoi se SHBA mbetet një vend shumë i përçarë.

Të dy kandidatët, Donald Trump dhe Joe Biden morën më shumë se 70 milionë vota. Në një intervistë për CBS News, Obama theksoi shqetësimin e tij për këtë ndasi mes qytetarëve.

Ish-presidenti shtoi se është shumë e vështirë që demokracia të funksionojë nëse njerëzit veprojnë në drejtime krejtësisht të ndryshme. Gjithashtu kritikoi Trump për mos pranimin e rezultatit të zgjedhjeve duke thënë se dëmton demokracinë.

SHKARKO APP