Obezët më të rrezikuar nga Covid-19, frikë për…
Covid-19 prek çdo moshë dhe nëse prek ata që kanë sëmundje bashkëshoqëruese, beteja është shumë e fortë dhe e vështirë. Jean-François Delfraissy, shefi i epidemiologjisë në Francë është shprehur se mbipesha është një faktor kryesor rreziku për personat e infektuar me virus vdekjeprurës.
Nga ana tjetër, ai tha se rreth 25 përqind e francezëve janë shumë të rrezikuar nga virusi për shkak të moshës, sëmundjeve shoqëruese dhe mbipeshës. Epidemiologu francez veçoi amerikanët, duke theksuar se janë mjaft të rrezikuar për shkak të mbipeshës. Aktualisht në SHBA, 42,4 përqind e popullsisë janë mbipeshë.
“Ky virus është i tmerrshëm. Mund të godasë të rinjtë, në veçanti të rinjtë obezë. Ata që janë mbipeshë, duhet të jetë shumë të kujdesshëm. Kjo është arsyeja pse ne jemi të shqetësuar për miqtë tanë në Amerikë, ku problemi i mbipeshës është i njohur dhe ndoshta ata do të kenë më shumë probleme”.