FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

OBSH: Një botë pa epidemi plotësisht e mundshme

Investimet strategjike në sistemet shëndetësore globale, së bashku me përmirësimin e parashikueshmërisë, gatishmërisë dhe aftësive për të reaguar, mund të ndihmojnë misionin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për një botë pa epidemi, deklaroi Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtor i Përgjithshëm i OBSH-së gjatë një samiti në Dubai.

Duke iu referuar rëndësisë së zbatimit të rregulloreve ndërkombëtare shëndetësore dhe mbajtjes së një sistemi të fortë paralajmërues dhe reagues për të zbuluar dhe trajtuar shpejt epidemitë, Tedros tha se epidemia e gripit spanjoll mbetet epidemia më vdekjeprurëse në historinë e njerëzimit.

“Epidemia ‘Ebola’ është një kërcënim për sigurinë globale, që ka prekur një numër të caktuar vendesh dhe patur një ndikim shkatërrues ekonomik”, tha ai duke shtuar se Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur parashikimet e rritjes për vendet e prekura dhe se Ebola na ka treguar se si një sistem i dobët shëndetësor në një vend , mund të kërcënojë botën duke e vënë atë në rrezik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, ai theksoi rëndësinë e mbulimit shëndetësor global duke thënë se, rreth 3,5 miliardë persona nuk kanë akses në shërbimet shëndetësore bazë dhe se rreth 100 milionë persona janë përfshirë në një varfëri ekstreme pasi ata nuk mund të përballojnë koston e kujdesit të tyre shëndetësor. /atsh/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?