FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

OBSH: Rastet globale të kancerit mund të dyfishohen deri në vitin 2050

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se numri i rasteve të reja me kancer në botë, mund të rritet në 35 milionë në vit deri në vitin 2050, nga 20,6 milionë raste të regjistruara në vitin 2024, nëse vendet nuk marrin masa urgjente. Sipas Raportit Global të Kancerit 2026 të OBSH-së, rreth 92% e popullsisë botërore do të preket nga kanceri gjatë jetës, ose mund të sëmuret vetë, ose mund të ketë një person shumë të afërt në familje (si prind, bashkëshort, fëmijë, vëlla/motër) që diagnostikohet me kancer.

Raporti nxjerr në pah pabarazitë e mëdha në diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit në vende të ndryshme. Shkalla e mbijetesës nga kanceri i gjirit është rreth 85% në vendet e pasura, ndërsa në vendet më të varfra arrin vetëm rreth 40%. Vetëm 39% e vendeve ofrojnë akses edhe në trajtimet bazë për pacientët me kancer. Eksperti i OBSH-së, André Ilbawi, tha se debati shpesh përqendrohet te teknologjitë e reja, trajtimet moderne dhe shpresat e reja, por ky nuk është realiteti për shumë njerëz në botë, të cilët “po lihen ende pas dore”.

“Kanceri është një sëmundje thellësisht personale, dhe mund të prekë këdo. Por mbijetesa nga kanceri nuk duhet të varet kurrë nga vendi ku një person ka lindur apo nga të ardhurat e tij”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Raporti thekson se një diagnozë me kancer shkakton shpesh stres të madh psikologjik për pacientët dhe familjet e tyre, ndërsa sëmundja është gjithashtu një nga shkaqet kryesore të falimentimit financiar për shkak të shpenzimeve mjekësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më shumë se gjysma e pacientëve dhe familjeve të tyre përballen me kosto shëndetësore katastrofike. Ndër faktorët kryesorë të rrezikut, OBSH vëren se pirja e duhanit ka rënë, me 27% krahasuar me vitin 2010. Megjithatë, përparimi në uljen e konsumit të alkoolit ka qenë i kufizuar, ndërsa obeziteti dhe mungesa e aktivitetit fizik vazhdojnë të rriten.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?