OBSH: SHBA-ja mund të kthehet në epiqendrën e re të Covid-19

SHBA-ja mund të kthehet në qendrën më të re të pandemisë globale të koronavirusit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit. OBSH tha se numri I personave të prekur po rritej shpejt atje dhe se Donald Trump foli për rihapjen e bizneseve në vend. ”Tani po shohim një përshpejtim shumë të madh në raste në SHBA. Kështu që ai e ka atë potencial të bëhet qendra e pandemisë”, tha Margaret Harris, një zëdhënëse e OBSH. Deri më tani në SHBA janë konfirmuar mbi 46 mijë persona të prekur, ndërsa të hënën, u shënuan mbi 100 viktima, duke vendosur rekord të ri. Kujtojmë që deri më tani mbi 17 mijë persona kanë ndërruar jetë nga Covid-19.

SHKARKO APP