OBSH shqyrton masat paraprake të stafit mjeksor pas studimit se koronavirusi mund të mbijetojë në ajër
Organizata Botërore e Shëndetit po shqyrton “masat paraprake të ajrit” për stafin mjekësor pasi një studim i ri tregoi se koronavirusi mund të mbijetojë në ajër në disa ambiente.
Koronavirusi mund të qëndrojë në ajër, në varësi të faktorëve të tillë si nxehtësia dhe lagështia, thanë zyrtarët e OBSH.
Rëndësi i kushtohet spitaleve pasi kontakti me koronavirusin është më i afërt. “Është shumë e rëndësishme që punonjësit e kujdesit shëndetësor të marrin masa paraprake shtesë kur punojnë me pacientët pasi grimcat mund të qëndrojnë në ajër pak më gjatë,” është shprehur Dr. Maria Van Kerkhove.
Kerkhove tha që zyrtarët shëndetësorë janë të vetëdijshëm për disa studime në një numër vendesh që shikojnë kushtet mjedisore ku COVID-19 mund të ndikojë. Shkencëtarët po shohin posaçërisht se si lagështia, temperatura dhe ndriçimi ultravjollcë ndikojnë në sëmundje, si dhe sa kohë jeton në sipërfaqe të ndryshme, përfshirë çelikun, tha ajo.
Zyrtarët shëndetësorë rekomandojnë që personeli mjekësor të veshë të ashtuquajturat maska N95 sepse filtrojnë rreth 95% të të gjitha grimcave të lëngshme ose të ajrit.
Robert Redfield, drejtor i Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, i tha Kongresit muajin e kaluar se agjensia po vlerësonte në mënyrë agresive se sa kohë mund të mbijetojë COVID-19, veçanërisht në sipërfaqe. (CNBC)
SCAN