Ofendohet kryeministri se i shërbejnë ëmbëlsirë në këpucë?
Kryeministri japonez Shinzo Abe u habit nga ëmbëlsira që iu servir në vizitën që bëri në shtëpinë e homologut të tij izraelit Benjamin Netanjahu.
Pasi përfunduan darkën, kuzhinieri i famshëm Segev Moshe i solli ëmbëlsirën, e cila ishte brenda një këpuce metalike. Mediat e huaja kanë thënë se kryeministri e ka konsideruar si ofendim, duke shtuar se kuzhinieri u pushua, por asgjë nuk është konfirmuar.
Një diplomat japonez ka folur për gazetën Yodioth Ahronoth duke thënë: “Nuk ka kulturë në botë që vendos këpucë në një tryezë. Nuk mund ta kuptojmë atë që ai po përpiqej të thoshte me këtë veprim. Nëse është humor atëherë nuk mendojmë se është për të qeshur. Mund t’ju themi se jemi ofenduar, kjo në emër të kryeministrit tonë”.
Sipas mediave izraelite, burime të afërta me Segev shpjeguan se ëmbëlsira nuk ishte shërbyer në një këpucë të vërtetë, por në një skulpturë metalike nga dizajni industrial Tom Dixon. Nuk dihet nëse kuzhinieri është pushuar nga puna pas këtij rasti.

KOHA JONË SONDAZH

