OKB: 50 shtete po marrin nismën e reduktimit të ndotjes plastike
Të paktën 50 shtete po ndërmarrin nismën për të reduktuar ndotjen pastike, sipas një raporti të OKB.
Në raport zbulohet se Galapagos do të ndalojë plastikën njëpërdorimshme, Sri Lanka do të ndalojë polisterolin dhe Kina po këmbëngul për përdorimin e çantave biodegraduese.
Por paralajmërohet se duhet bërë më shumë për të reduktuar lëndën e madhe plastike në lumenj dhe oqeane.
Për më tepër raportohet se politikat e mira për të frenuar mbeturinat plastike në shumë vende kanë dështuar për shkak të zbatimit të dobët.
Aksioni kundër mbeturinave plastike është ndërmarrë nga shumë vende në mbarë botën.
Në shumë vende në zhvillim, qeset plastike po shkaktojnë përmbytje duke bllokuar kanalet e kullimit ose hahen nga kafshët.
Raporti thotë se politikat për të luftuar mbeturinat plastike kanë pasur rezultate të ndryshme.
Në Kamerun, qeset plastike janë të ndaluara dhe familjet paguajnë për çdo kilogram mbeturina plastike që mbledhin, por qeset plastike ende kontrabandohen.
Në disa vende ekzistojnë rregulla për plastikën, por zbatohen pak.
KOHA JONË SONDAZH

