OKB flet për “pandeminë e ardhshme që nuk do të ketë vaksinë”

Në një kohë që bota vijon luftën me pandeminë e koronavirusit, njerëzimi duhet të përgatitet për kërcënime të reja. Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëron se mungesa e ujit dhe thatësira do të ndikojnë tej mase për keq në planetin tonë në të ardhmen e afërt.

“Thatësira për pak do të jetë pandemia e radhës dhe për këtë nuk ka vaksinë dhe as ilaç”, tha për Reuters përfaqësuesi i OKB-së për minimizimin e rrezikut të katastrofave natyrore (UNDRR), Mami Mizutori.

“Duhet të marrim masa urgjente që ta parandalojmë”, shtoi Mizutori, sipas të cilit, vetëm këtë vit, thatësira ka shkaktuar dëme që i kalojnë 1 miliard dollarë. Gjithashtu, nga mungesa e ujit kanë vuajtur 1,5 miliardë persona në periudhën 1998-2017. Mizutori theksoi se në vitet në vijim, ndryshimet klimaterike do të ndikojnë në mungesën e ujit në rreth 130 shtete të botës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?