OKB: ISIS synon sërish kryengritje
Një grup ekspertësh i Kombeve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit paralajmëruan se grupi ekstremist, ISIS synon të ribashkohet për ndonjë kryengritje.
Në raportin e OKB-së për grupin ekstremist, thuhet se baza e grupit gjendet në Irak, aty edhe ku besohet se jeton lideri i këtij grupi, Abu Bakr al-Bghadi, ndërsa aktualisht besohet se 10,000 deri në 15,000 luftëtarë mund të jenë në Siri dhe Irak.
Në raport thuhet se ky grup shfrytëzon “propagandën” për të udhëhequr “rrjetin terrorist global”, ndërsa pikëpamje të njëta për ta kanë ndarë edhe zyrtarët e inteligjencës amerikane.
Në raport gjithashtu është përmendur edhe se ISIS ka aktualisht të ardhura nga 50 milionë deri në 300 milionë dollarë, mirëpo “ka mungesë fondesh” për të kryer sulme terroriste.
Ndërsa Zëri i Amerikës ka raportuar se kthimi i ISIS “mund të jetë më i shpejtë dhe më shkatërrues”, se më parë duke cituar një raport të Institutit për Studime të Luftës.