OKB: Negociatat për mospërhapjen e armëve bërthamore janë të pasuksesshme
Pas katër javësh negociatash intensive në OKB, shtetet nënshkruese të Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT) nuk arritën të bien dakord mbi një tekst të përbashkët që do të riafirmonte angazhimet për çarmatimin dhe mospërhapjen bërthamore.
Lajmi u konfirmua nga presidenti i seancës, diplomati vietnamez Do Hung Viet, i cili deklaroi se, pavarësisht përpjekjeve të shumta, konferenca nuk ishte në gjendje të arrinte konsensus mbi dokumentin përfundimtar.
“Pavarësisht të gjitha përpjekjeve tona, e kuptoj që kjo seancë nuk është në gjendje të arrijë një marrëveshje mbi punën e saj themelore”, tha ai në mbyllje të konferencës.
Vendeve anëtare iu shpërnda disa herë një draft i ndryshuar, në përpjekje për të zbutur kundërshtitë mes palëve. Vetë Viet pranoi me ironi diplomatike se qëllimi ishte që dokumenti “t’i bënte të gjithëve jo të kënaqur në mënyrë të barabartë”.
KOHA JONË SONDAZH

