OKB ngre alarmin: Sulme të mundshme nga ISIS brenda këtij viti

Organizata terroriste ISIS, mund të kryejë sulme të reja deri në fund të këtij viti. Alarmi është ngritur nga një raport i OKB-së, bazuar në të dhënat e inteligjencës nga të gjitha vendet anëtare: sipas raportit, janë 30,000 luftëtarë të gatshëm për të nisur luften në të gjithë botën.
Sipas dokumentit të OKB-së, nga këta 30 mijë luftëtarë “disa mund të bashkohen me Al Kaedën. Të tjerët do të bëhen radikalizues”. Megjithëse Kalifati ka pushuar së ekzistuari në një nivel gjeografik, arsyet që çuan në themelimin e tij janë akoma të pranishme, dhe ekstremizmi islam nuk ka gjasa të dobësohet.
Ndër objektivat e mundshëm të sulmeve terroriste, raporti thekson se rreziku në Evropë “mbetet i lartë”. Alarmi bazohet në faktin që rreth 2 mijë europianë, të cilët iu bashkuan ISIS në Siri dhe Irak, mund të jenë rikthyer në kontinentin e vjetër.Kalifati, sipas raportit të OKB-se, zotëron nga 50 deri në 300 milionë dollarë fonde.

Burimi: TGCOM24

/M.Noka- Koha Jone/

SHKARKO APP