OKB paralajmëron ”Super El Niño”, një nga më të fuqishmit në histori

OKB dhe Organizata Botërore Meteorologjike paralajmërojnë mundësinë e një “Super El Niño” me rreth 80% gjasë të formohet para shtatorit. Ky fenomen rrit temperaturat globale dhe sjell mot ekstrem, si reshje të forta dhe thatësira.

Shkencëtarët thonë se mund të jetë ndër më të fuqishmit e regjistruar ndonjëherë, pasi oqeani Paqësor po tregon masa uji shumë më të ngrohta se normalja. Kjo nxehtësi në thellësi zakonisht çon në rritje të mëtejshme të temperaturave në sipërfaqe.

El Niño ndodh kur ujërat e ngrohta të Paqësorit zhvendosen drejt Amerikës në vend të Azisë, duke prishur qarkullimin atmosferik global dhe duke ndikuar në motin në shumë rajone të botës, përfshirë Europën Jugore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekspertët paralajmërojnë se ndikimet mund të jenë të forta për shkak të ngrohjes globale tashmë ekzistuese, me rritje të fenomeneve ekstreme dhe verëra më të nxehta në vitet në vijim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?