OKB: Po shfaqen shumë sëmundje të shkaktuara kafshët, edhe Covid-19 ishte i parashikuar

Viruset që transmetohen nga kafshët tek njerëzit janë duke u bërë më të zakonshme, kanë paralajmëruar Kombet e Bashkuara.

Dega mjedisore e KB-së ka zbuluar se shfaqja e Covid-19, nuk erdhi si befasi.

Në një raport, ata thanë se pandemia ishte shumë e parashikueshme sepse sjellja njerëzore, përfshirë dhe mishin e kafshëve, ka shkaktuar një rritje të sëmundjeve zoonotike.

Departamenti i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) pretendoi se koronavirusi ka të ngjarë të ketë origjinë nga lakuriqët.

Një ‘sëmundje zoonotike’ është ajo që është në gjendje të transmetohet nga një kafshë vertebrorë, të tilla si gjitar, zog, zvarranik ose peshk tek një njeri.

Sëmundjet zoonotike përfshijnë Ebolën, një sëmundje vrasëse që filloi nga majmunët, dhe MERS, një lloj tjetër koronavirus i lidhur me devetë.

Ekspertët thonë se shpërthimi i viruseve vijnë nga shfrytëzimi njerëzor i jetës së egër. Çdo vit dy milion njerëz, kryesisht në vendet e varfra, vdesin nga sëmundjet zoonotike si për shembull tërbimi, sipas raportit të KB.

Pandemia e Covid-19 ka vrarë rreth 543.600 njerëz në nivel global në tetë muaj pasi u identifikua zyrtarisht. Miliona janë të infektuar.

Virusi konsiderohet të jetë zoonotik sepse besohet se është kapur për herë të parë nga njerëzit në tregun e bagëtive në qytetin kinez të Ëuhan.

Profesor Delia Randolph, një epidemiolog veterinar dhe autori kryesor i raportit, tha: Kjo është një pandemi shumë e parashikueshme. Ndërkohë që bota ishte e befasuar nga Covid-19, ne që punojmë me sëmundjen e kafshëve nuk u surprizuam.

Profesori Randolph tregoi se që nga vitet ’30 më shumë se 75 përqind e sëmundjeve të shfaqura tek njerëzit, buronin nga jeta e egër.

Përhapje të mëtejshme të viruseve do të shfaqen nëse qeveritë nuk marrin masa aktive për të parandaluar që sëmundjet zoonotike të mos kalojnë në popullatën njerëzore, thuhet në raport.

Ekspertët identifikuan shtatë tendenca që çojnë në përhapjen e sëmundjeve zoonotike, të cilat përfshijnë ndryshimin e klimës.

“Shkenca është e qartë se nëse vazhdojmë të shfrytëzojmë jetën e egër dhe shkatërrojmë ekosistemet tona, atëherë mund të presim që të shohim një rrjedhë të qëndrueshme të këtyre sëmundjeve që transmethen nga kafshët tek njerëzit në vitet në vazhdim”, tha drejtori ekzekutiv i UNEP Inger Andersen.

Shkatërrimi i habitatit të kafshëve i detyron ata të kontaktojnë më ngushtë me njerëzit, duke rritur rrezikun e transmetimit të sëmundjeve.

SHKARKO APP