​OKB: Vdekja e Al-Baghdadit, moment për të kujtuar viktimat e terrorizmit

Sekretari i përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, tha sot se vdekja e liderit të Shtetit Islamik Abu Bakr Al-Baghdadi është një kohë për të kujtuar viktimat e terrorizmit, tha zëdhënësi i tij Farhan Haq.

Haq u tha gazetarëve se shefi i KB kishte “vërejtur” një deklaratë të presidentit amerikan Donald Trump për vdekjen e Al-Baghdadit.Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm tha se Shteti Islamik kishte “kryer krime të tmerrshme dhe shkaktoi tragjedi dhe vdekjen e mijëra burrave, grave dhe fëmijëve dhe duhet ta përdoret ky moment për të kujtuar viktimat dhe familjet e viktimave të terrorizmit kudo në botë”, raporton KP.

“Ne e kemi sqaruar se çdo përparim kundër Shtetit Islamik duhet të jetë i mirëpritur”, tha Haq kur u pyet se pse Kombet e Bashkuara vetëm “vunë re” dhe nuk e mirëpritën vdekjen e Al-Baghdadit.

SHKARKO APP