FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Omicron”, variant dominues edhe në Greqi

Greqia regjistroi 35,580 raste të reja me koronavirus brenda ditës, më 30 dhjetor, derisa varianti “Omicron” i Covid-19 u bë varianti dominues edhe në këtë shtet.

Më shumë se 60% e rasteve të reja me Covid-19 në Greqi ndërlidhen me variantin e ri. Ishte dita e tretë me radhë që Greqia regjistroi rekord të rasteve të reja derisa numri i të infektuarve u trefishua që nga fillimi i javës.

“Si duket vala e Omicronit është shumë e fuqishme”, tha zëvendësministrja e Shëndetësisë së Greqisë, Mina Gaga gjatë një konference për media.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga 30 dhjetori lokalet, klubet e natës dhe restorantet do të mbyllën në mesnatë por deri në orën 2 pas mesnatës mund të punojnë vetëm në natën e Vitit të Ri. Shteti me 11 milionë banorë regjistroi 1,170,293 raste me koronavurs që nga shkurti i 2020-s kur u shënua rasti i parë dhe 20,708 raste të vdekjes. /REL/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?