”Open Balkan” për mendje të hapura

Nga: Besart Kadia 

Ballkani! Ballkani! Ballkani! Mbetet një rajon ekpsortues lajmesh dhe burimesh njerëzore drejt vendeve të zhvilluara të Bashkimit Europian. Një pazëll i pambarimtë I historive të konflikteve e rrymave të ndryshme të nacionalizmave e ideologjive kufizuese të lirive ekonomike e politike sidomos përgjatë shekullit XX. Ballkani tranzit për tregjet globale e importues I makinerive të vendeve të industrializuara. Ballkani një rajon me 18 milionë banorë që duhet të gjejë një shpresë për të ardhmen e saj në një botë që arrin 7.8 miliardë banorë. Ballkani në ngërc me të shkuarën e tij historike dhe dëshirës së qytetarëve për mirëqënie ekonomike. Ballkani I mbyllur e nënshtruar ndër vite duhet të jetë i hapur për bashkëpunim ekonomik mes vetes.

Ballkani me ndërvarsi e shkëmbim tregtar mundet të jetë dhe një rajon I paqtë politik në të ardhmen e tij ashtu sic thoshtë dhe Milton Friedman “nuk mundet të ketë liri politike pa liri ekonomike.” E kuptuar më thjeshtë për një qytetar serb nuk ka rëndësi në qumështi apo domatja vjen nga Shqipëria për sa kohë cmimi dhe cilësia është më e mirë se malli që vjen nga Maqedonia. Po ashtu për një qytetar Kosovar nuk ka rëndësi në malli vjen nga Serbia për sa kohë cmimi dhe cilësia është më e mirë se produkti që vjen nga Shqipëria. Dhe faktet flasin: Kosova importon rreth 450 milionë euro në vit mallra nga Serbia dhe eksporton 40 milionë euro drejt saj. Duke qenë se mallrat jetësore në Kosovë njohën rritje të cmimeve pas vendosjes së tarifës 100% për produktet serbe atëherë qeveria Kurti vendosi të hiqte pikërisht këtë tarifë në mars të vitit të shkuar. Në shtator të vitit 2018 në Kosovë cmimi I bukës dhe drithërave u rrit me 12.5% duke goditur pikërisht shtresat më në nevojë në ekonominë e Kosovës.

Ndaj lehtësirat tregtare s’janë gjë tjetër vecse fuqizim I individit dhe sipërmarrësit për të zgjedhur I lirë. Për të zgjedhur produktin më të mirë e më të lirë për veten e klientët e tij. Për ti shërbyer komunitetit në kohë të shpejtë e me kosto të ulët. Për të patur mundësi gjetjesh tregjesh e për t’u bërë konkurues e inovativ pa pengesa politike sic janë orët e gjata në dogana e pengesa të tjera të fshehura jo-tarifore. Ballkani Hapur synon pikërisht fuqizimin e sipërmarrësit shqipëtar të eksportojë ku ai mendon se është më mirë për të e ku është më fitimprurës pa u penguar nga politikat shtetërore ballkanike. Ndaj duhet Ballkan i Hapur.

Së pari, Ballkani Hapur është një orientim e sinjalizim i vullnetit politik që do të shndërrohet në vendime më të hollësishme teknike. Kështu gjatë pandemisë vendet e Ballkanit me shtytje të fortë të Shqipërisë, vendosën për korridorët e gjelbër në pikat doganore të cilat mundësuan furnizimin e vendeve me produkte e pajisje mjekësore gjatë mbylljes së madhe prej COVID-19. Tashmë këto korridore të gjelbërta kanë shtuar dhe produktet e freskëta ushqimore dhe përvecëse me vendet anëtare të CEFTA do të zgjerohet dhe me vendet e BE-së. Por pavarsisht kësaj, vonesat dhe standartet e ndryshme institucionale në pikat doganore vazhdojnë të mbeten problem. Për shembull nga data 23-29 qershor 2021 në pikën doganore të Qafë Thanës autoritetet Maqedonase bënë 148 inspektime veterinare, disa herë më shumë sec bëri pala shqipëtare. Këto inspektime janë kosto ekonomike e kohë për biznesin shqiptar. Ballkani Hapur synon pikërisht eleminimin e këtyre orëve e rradhëve të zgjatura për eksportuesit vendas e certifikatave të cilësisë që pengojnë ekonominë e lirë.

“Ballkani i Hapur” nga ana e palës shqipëtare, në nenin 6 të saj është negociuar pikërisht duke patur parasysh problematikat e ngritura nga kompanitë shqipëtare lidhur me dokumentat sanitare dhe fitosanitare me qëllim final të adresimit të tyre jo vetëm në nivel tre palësh, por duke patur parasysh të ardhmen, me përfshirjen edhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Sipas këtij memorandumi palët angazhohen që të njohin në mënyrë të ndërsjelltë rezultatet e analizave laboratorike të mostrave të marra nga ngarkesat e mallrave bujqësore/ ushqimore në importim. Njohja e këtyre certifikatave është një aspekt i reduktimit të kostove për bizneset si nga ana e pagesave të shtuara për ribërjen e analizave por edhe nga pikëpamja e kohës që nevojitet për t’ i kryer ato. Biznesi vendas këtë e mirëpret dhe ka bërë kërkesa të shpeshta për t’u zgjidhur se e ka problem real. Por shumë komentues thonë që kjo s’duhet pasi politika është e para. Gjykoni vetë!

Së dyti, shkëmbimet tregtare mes vendeve të Ballkanit mbeten dytësore krahasuar me vendet e BE-së. Kryesisht të gjitha vendet e Ballkanit dhe anëtare të CEFTA shkëmbejnë më shumë se 70% të mallrave me vendet e BE-së me të cilën kanë nënshkruar marrveshje bilaterale të tregtisë së lirë. Në kuadër të krijimit të një zone të tregtisë së lirë midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit, një prej përfitimeve kryesore ishte heqja e tarifave doganore për shumicën e mallrave të rajonit,

përfshirë ato shqipëtare, si dhe shtimi i bashkëpunimit midis vendeve të rajonit. Nga kjo marrveshje Shqipëria ka përfituar dhe ka mundur të rrisë eksportet e saj drejt vendeve të zhvilluara e më të fuqishme ekonomikisht të BE-së. Kështu në një hark kohor nëntë vjecar eksportet drejt Italisë u rritën nga 797 milionë euro në 2010 në 1.2 miliardë euro në 2019, e drejt Gjermanisë nga 61 milionë euro në 161 milionë euro. Për më tepër në 2010 vlera e eksporteve ishte sa 29.4% e GDP-së ose 3.7 miliardë $ ndërkohë që në 2019 eksportet arritën 4.8 miliardë dollarë ose sa 31.5% e GDP-së. Këto mundësi të lirisë ekonomike sipërmarrësit shqipëtar I shfrytëzuan dhe është detyrë e politikës për ti lehtësuar sa më shumë ata.

Shumë komentues janë shprehur se “Open Balkans” do të ndihmojë ekonominë më të madhe në marrëveshje sic është Serbia. Ky është një interpretim “merkantelist” ku shohin që tregtia është vetëm e njëanëshme dhe duhet të fitojë vetëm një palë. Me argumentin e thjeshtë që ekonomia më e madhe e mund të voglën interpretojnë se heqja e orareve të gjata në dogana për sipërmarrësit do favorizojë serbët! Jo! Favorizon sipërmarrësin që ka produktin më të mirë e më të lirë dhe që merr rrisk personal. E jo ti shtohet risk politik në biznesin e tij. Ashtu sic u rritën eksportet drejt vendeve të zhvilluara të BE-së ashtu do të rriten dhe eksportet drejt vendeve të Ballkanit për ato produkte që kemi avantazh krahasues.

Por duke ditur ngjashmërinë e ekonomive tona ndërveprimi në Ballkan do të rritet vetëm nëse krijohen mundësitë e zhvillimit të bizneseve Ballkanike që janë në zinxhir me njëra tjetrën në prodhim (value chain). Dhe “Open Balkans” pikërisht këtë synon krijimin e ndërveprimit të lirë që mallrat dhe njerëzit të mundet të shohin Ballkanin si një rajon të njëjtë ku asemblimi i një makine të bëhet në Serbi por inxhinerët dhe lënda e parë të jenë në Shqipëri, fijet elektrike të prodhohen në Maqedoni e blerësi të jetë në BE. Kjo është e ardhmja por detyrat duhen bërë sot dhe për këtë duhen mendje të hapura për një Ballkan të Hapur në një botë globale.

SHKARKO APP