Operatorët ukrainas të dronëve detyrojnë ushtarin rus të dorëzohet në Kharkiv

Operatorët ukrainas të dronëve nga brigada kufitare “Pomsta” (Hakmarrja) kapën nga distanca një pushtues rus në rajonin e Kharkiv.

Shërbimi Shtetëror i Rojës Kufitare të Ukrainës publikoi një video të kapjes, raporton Ukrinform.

Operatorët e dronëve shënjestruan një strehë armike. Pas sulmit, ushtari rus i mbijetuar doli dhe sinjalizoi qëllimin e tij për t’u dorëzuar duke treguar një copë të bardhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekuipazhi i dronëve vendosi t’i kursente jetën rusit dhe ta udhëzonte atë në pozicionet ukrainase. Operacioni për të shoqëruar të burgosurin zgjati rreth tre orë, transmeton Telegrafi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për të ruajtur kontrollin e vazhdueshëm të rrugës, u përfshinë disa ekipe, duke mbajtur me radhë dronët në ajër dhe duke kaluar në “stafetë” e vëzhgimit.

Gjatë kalimit, rusi filloi të ngrinte dhe të hante borë. Duke e vënë re këtë, rojet kufitare hodhën një shishe me ujë dhe ngrohës kimikë për duart nga droni, në mënyrë që ai të arrinte në pikën e evakuimit. /Telegrafi/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?