Olimpiadat përplasin kulturat: Lojtare me perçe dhe të zhveshura

Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’ na kanë sjellë diçka interesante gjatë takimit të volejbollit në plazh, në mes të Egjiptit dhe Gjermanisë, që ishte ndeshje mes dy kulturave të ndryshme.

Volejbolli është një sport i shpejtë dhe i furishëm, që luhet nën rrezet e diellit dhe i njohur për veshjen e tij të zbuluar, me një uniformë praktike të bikinive për gratë dhe pantallona të shkurtra për burrat.

Por, këto foto tregojnë të kundërtën e kulturave midis disa nga vendeve që marrin pjesë në Olimpiadën e Rios, pasi ekipi i volejbollit në plazh i grave egjiptiane dolën në arenën e rërës të veshura me mëngë të gjata dhe me shami në kokë.

Swiss Digital Desktop Reklama

4

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?