Opozita në Bullgari braktis parlamentin

Pas tri orë debatesh të fortë, më 17 shkurt, Këshilli Kombëtar i Partisë Socialiste bullgare votoi në favor të largimit të grupit të saj parlamentar nga parlamenti. Lëvizja u propozua nga liderja e partisë, Kornelia Ninova, dhe u miratua nga Këshilli Kombëtar me 74 vota pro, 33 kundër dhe 3 abstenime.

PS vendosi disa kushte për të qëndruar në parlament, me pak në mos aspak që kishin gjasa për t’u përmbshur nga shumica në pushtet dhe partitë e tjera në parlamentin bullgar. Kushtet përfshinin ngritjen e një komisioni të ri zgjedhor, rikthimin në votimin e mëparshëm preferencial dhe një debat të ri për votimin elektronik. Në hapjen e mbledhjes së këshillit, Ninova i befasoi anëtarët me propozimin për largimin nga parlamenti. Ajo tha se kryesia mund ta merrte vendimin, por ajo dëshironte që lëvizja të miratohej nga këshilli kombëtar. Ajo përmendi shembullin e amendamenteve të Kodit Elektoral, të miratuara pak pas mesnate pas një seance 14-orëshe më 14 shkurt.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?