Orban: Kufiri hungarezo-kroat do mbyllet

Kryeministri hungarez, Viktor Orban njoftoi sot se do të mbyllte për një afat të pacaktuar kohor kufirin me Kroacinë dhe Hungarinë, pikë transit kalimi e emigrantëve që udhëtojnë çdo ditë në këtë udhëkalim drejt perëndimit të Evropës.

“Fluksi i emigrantëve nuk ka për t’u ulur, ne kërkojmë të pengojmë kalimin e refugjatëve”, deklaroi ai gjatë një konference shtypi në Vjenë.

Hungaria, e cila ka ndërtuar një pengesë me gjemba 175 kilometra përgjatë kufirit me Serbinë, e ka penguar në mënyrë hermetike këtë udhëkalim që prej 15 shtatorit.

“Vendosja e një mase mbrojtëse në kufirin me Serbinë përmbush objektivat tona. Është detyra jonë të shqetësohemi mjaftueshëm për kufirin me Kroacinë”, theksoi ai.

Orban, i cili dha këtë deklaratë pas takimit me kancelarin austriak, Werner Faymann, vuri theksin se synonte të merrte mbështetjen e shumicës së partnerëve ndërkombëtarë para se të vinte në zbatim këtë masë paraprake.

SHKARKO APP