Organizatorët e ”Katar 2022” shkurtojnë vendet e punës

Covid-19 ka prekur tashmë edhe Botërorin e Katarit që do të zhvillohet në vitin 2022. Efeket kanë nisur të ndihen pasi organizatorët e Kupës së Botës kanë shkurtuar vendet e punës. Komiteti organizativ nuk e kanë komunikuar në mënyrë të drejtpërdrejt impaktin financiar të pandemisë por është sekretari i përgjithshëm, Hasan Al Tauadi ai që ka folur së fundi për shqetësimet në lidhje me recesionin e afërt global.

Sponsorët e FIFA kanë reduktuar vendet e punës si pasojë e bllokimit të fluturimeve dhe ndalesës së eventeve sportive për shkak të virusit. Katari ka hapur dyert për vetëm 3 nga 8 stadiumet që do të mirëpresin ndeshjet e Botërorit në nëntor dhe dhjetor të 2022-shit, pasi tashmë ka më pak personel mbikëqyrës në përfundimin e impianteve.

Numri i saktë i personave që kanë humbur punën nuk behet i ditur, por me 85 % të infrastrukturës të kompletuar, organizatorët e Botërorit kanë bërë me dije se intensiteti i punës duhet të ndryshojë, dhe duhen kompetenca të reja për t’i dhënë fund fazës finale të punimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?