FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Orhan Pamuk: E pamundur të jetoj në Stamboll

Fituesi i çmimit Nobel për letërsi, shkrimtari Orhan Pamuk në një intervistë për mediat italiane të dhënë pak kohë më parë deklaronte se është e pamundur të jetohet në Stamboll për shkak të politikave që ndiqen nga presidenti i vendit Erdoan.

Shkrimtari turk dhe nobelisti Orhan Pamuk deklaroi se për shkak të ngjarjve të fundit politike që prej kohësh po ndodhin në Turqi, është bërë e pamundur të jetosh në atë vend.

Në një intervistë të dhënë për italianen “La Stampa” vetëm pak kohë më parë ai deklaronte se Stambolli ishte shkatërruar si pasojë e ngjarjeve negative të 15 viteve të fundit . Ai madje shkon dhe më tej duke shtuar se dhe nostalgjia i nënshtrohet censurës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Pamuk të jetosh politikisht në Stamboll është e pamundur, edhe pse qyteti këto 15 vite është bërë më i pasur, ai ka humbur lirinë. Pamuk prej pak kohësh është larguar nga Stambolli dhe jeton dhe punon në Nju-Jork, ku jep mësim në Universitetin e Kolumbisë, shkruan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai thekson se është shndërruar në shkrimtar politik, duke bërë që të ketë zili shkrimtarët perëndimorë. E ardhmja e Turqisë është perëndimi përfundon ai duke theksuar se është rritur me një bindje të tillë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?