Pa mbaruar vaksinimi i njerëzve, nis procesi edhe për kafshët

Paralelisht me njerëzit, ka nisur edhe vaksinimi i kafshëve me vaksinën antiCovid.

Në kopshtin zologjik të San Diegos janë kryer vaksinat e para pas rezultatit pozitiv në janar të tetë majmunëve.

Katër orangutangë dhe pesë bonobo morën secili nga dy doza të vaksinës të bërë nga Zoetis, një firmë farmaceutike veterinare.
Ekspertët tregojnë se situate e koronavirusit është shqetësuese për majmunët e mëdhenj.

Nadine Lamberski drejtori i Korporatës së Shëndetit të Kafshëve tha që majmunët nuk kishin pësuar ndonjë reagim negativ dhe së shpejti do të testohen për antitrupa për të përcaktuar nëse vaksinat ishin të suksesshme.

Raste të virusit janë gjetur edhe tek kafshë tjera në kopsht, përfshirë luanë dhe tigra në kopshtin zoologjik Bronks në New York dhe luanët në Barcelona të Spanjës.

Zhvillimi i vaksinës COVID-19 për qen dhe mace filloi në muajin shkurt të vitit të kaluar pasi një qen rezultoi pozitiv me virus në Hong Kong.

SHKARKO APP