Pablo Escobar dhe bombat me sahat ekologjik? Ja çfarë po ndodh

Pablo Escobar është një emër që Kolumbia po përpiqet ta harrojë. Një nga kriminelët më famëkeq të të gjitha kohërave, që ishte themeluesi i kartelit më të madh të drogës në vitet 1980. Escobar gjithashtu është përgjegjës për atë që shkencëtarët e quajnë një bombë me sahat ekologjik.

Një grup hipopotamësh të importuar fillimisht nga Escobar në kopshtin zoologjik të tij dekada më parë janë shumuar dhe sipas shkencëtarëve tani po përhapen nëpër një nga rrugët kryesore ujore të vendit lumin Magdalena. Muajin e kaluar, një studim i botuar në revistën ”Biological Conservation”, tha se heqja e kafshëve ishte mënyra e vetme për të zbutur ndikimin e tyre në mjedis.

Shkencëtarët janë shprehur se hipopotamët janë një specie shumë e përhapur në Kolumbi dhe nëse nuk vriten situata mund të jetë jashtë kontrollit në 10 ose 20 vjet. Ngritja e ”hipopotamë të kokainës” filloi në 1993 pasi autoritetet vranë Pablo Escobar dhe kapën pasurinë e tij rreth 250 km në veri-perëndim të kryeqytetit Bogotá.

Kafshët e gjetura atje u shpërndanë në kopshtet zoologjike në të gjithë vendin, por jo hipopotamët. Gjatë viteve, shkencëtarët janë përpjekur të llogarisin sa hipopotamë jetojnë në rrugët e Kolumbisë, me vlerësime që variojnë nga 80 në 120 kafshë. Numrat parashikohet të bëhen vetëm më të mëdhenj. Ata mund të shtohen në më shumë se 1,400 ekzemplarë deri në vitin 2034.

SHKARKO APP