Pajtimi, Kim Jong-un ndryshon orën

Duke nisur nga 5 maji, Koreja e Veriut do t’i lëvizë akrepat me 30 minuta për t’iu përshtatur orës së Jugut, në atë që nga mediat koreanoveriore cilësohet si një hap i parë praktik drejt pajtimit dhe unitetit kombëtar.

Lideri komunist Kim Jong-un e ka cilësuar pikëlluese e të dhimbshme që orët ta tregojnë ndryshe kohën në Penian e Seul. Ndryshimi i beftë ndodhi në 2015-ën, në përvjetorin e 70-të të çlirimit të Koresë nga sundimi japonez.

Zhvillimi i fundit vjen pas takimit historik mes liderëve të dy vendeve ish-armike të premten në zonën e çmilitarizuar, ku u zotuan për denuklearizimin e gadishullit e për nënshkrimin e një traktati paqeje, i cili do t’i japë fund zyrtarisht luftës së vitit 1953, të mbyllur asokohe vetëm me një marrëveshje armëpushimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ditë më parë u njoftua së udhëheqësi i Koresë së Veriut ka në plan të ftojë ekspertë dhe gazetarë nga Seuli dhe Shtetet e Bashkuara për të parë momentin kur Koreja e Veriut do të mbyll objektin e saj të provave bërthamore, në maj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?