Pak ditë pas vdekjes së bashkëshortes shtrohet në spital edhe George HW Bush

Pak ditë pas vdekjes së gruas së tij Barbara Bush shtrohet me urgjencë në spital edhe ish- presidenti George HW Bush.

Në një lajmërim për shtyp, përfaqësuesi i tij Jim McGrath tha se ish-presidenti Bush është shtruar në spital pasi u konstatua se ka infeksion në gjak.

Ai po i përgjigjet mirë trajtimeve dhe duket se do ta marrë veten. Sipas “The Independent”, ish- Presidenti 93-vjeçar për disa vite ka luftuar kundër një gjendjeje shëndetësore të rrallë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tashmë ai është diagnostikuar me sëmundjen Parkinson. Parkinson cilësohet si një sëmundje e rrezikshme ku disa qeliza nervore të trurit dëmtohen ose vdesin. Le të shpresojmë për një përmirësim të mundshëm të ish-presidentit Bush.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?