Pakistan/ Spitalet pa oksigjen, humbin jetën 7 persona me Covid
Shtatë pacientë kanë humbur jetën në një nga spitalet më të mëdha në Peshawar të Pakistanit.
Kjo për arsye sepse institucioni shëndetësor mbeti pa furnizim me oksigjen.
Fahrad Khan, një zëdhënës i Spitalit Khyber, tha se pacientët vdiqën të shtunën në mbrëmje pasi furnizuesi u vonua në mbushjen e makazinës me oksigjen raporton Aljazeera.
Spitalet në Pakistan po përpiqen të përballen me numrin e lartë së të infektuarëve me Covid.
Numri i rasteve të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë në atë vend me më shumë se 220 milionë banorë është rritur në 416,499 dhe ka 8,361 njerëz të vdekur.