Pakistan, sulm kamikaz në një shkollë, më shumë se 100 të vdekur, mes tyre 84 fëmijë
Masakër në një shkollë ushtarake në Peshawar, qyteti veriperëndimor I Pakistanit. Një grup talebanësh ka vrarë rreth 104 persona mes tyre 84 fëmijë. Sulmi është drejtuar nga të paktën 6 kamikazë të cilët kishin armatime të rëndë.
Mediat shkruajnë se talebanët kanë nisur shkëmbimin e zjarrit me ushtrinë e cila kishte rrethuar zonën. Më pas një nga talebanët ka vendosur të hedhë veten në erë brenda godinës.
Forcat e ushtrisë thanë se shumica e 500 studentëve të shkollës janë evakuar, ndërsa nuk dihet qartë se sa është numri i personave që mbahen peng, informon BBC.
Ora 11: 07: Kryeministri niset masakres Qeveria e provincës Khyber Pakhtunkhwa, , Pervez Khattak dekretoi tre ditë zi si dhe deklaroi se kryeministri Naëaz Sharif është nisur drejt qytetit ku ndodhi masakra. Deri tani numërohen 83 persona të shtruar në spital. 60 të vdekur ndodhen në spitalin ushtarak të qytetit ndërsa pjesa tjetër në një spital tjetër. Guvernatori lokal tha se bëhej fjalë për 8-9 persona të cilët të veshur me uniforma sulmuan shkollën ushtarake
Ora 10: 58 Apel per te dhuruar gjak Përmes Twitterit bëhet apel për dhurim gjaku për të shpëtuar fëmijët dhe personat e tjerë të plagosur. Shumë persona i janë përgjigjur pozitivisht për ti ardhur në ndihmë.