Pakot-bomba në SHBA, flasin analistët

Disa nga historianët më në zë të Shteteve të Bashkuar,a e quan vënien në shënjestër të armiqve politikë të Trumpit, nga një terrorist në dukje, një zhvillim të paprecedentë, e thonë se vet presidenti mban një pjesë të fajit në këtë valë të re terrori.

“Presidenti e ka inkurajuar këtë lloj sjelljeje që në Charlottesville, kur ai nuk guxoi të dënonte grupet e djathta për dhunën apo ideologjinë e tyre raciste”, thotë Thomas Whalen, nga Universiteti i Bostonit.

Në vitet 1960-1970, radikalët e majtë vendosën bomba për të protestuar kundër luftës së Vjetnamit, apo për të treguar mosbindjen e tyre. Në vitet 1980-1990, një anarkist i zhgënjyer me emrin Ted Kaczynski terrorizoi vendin me pako bomba, ndërsa u bë i njohur si “Unabomber”. Kaczynski vrau 3 persona dhe plagosi 23 të tjerë, para se të kapej në vitin 1996 në kabinën e tij në Montana.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, ajo që ndodhi këtë javë, kur të paktën 10 pako bomba iu dërguan ish-presidentit Barack Obama, ish-Sekretares së Shtetit Hillary Clinton, si dhe kritikëve të tjerë të zëshëm të Trumpit, është krejt tjetër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Erion Braçe apo Arbër Hajdari për kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga PS?