FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pallati i shkrumbuar nga flakët në Angli, mashtruesi deklaron të vdekur familjarë për para

Pas tragjedisë “Grenfell” në Londër të Anglisë ku një pallat i tërë u shkrumbua nga flakët, shteti vendosi të kompesojë ata që pësuan dëme materiale por edhe ata që humbën familjarët e tyre. Një burrë ka pranuar se bashkëshortja dhe djali i tij humbën jetën në zjarrin e kullës Grenfell për të përfituar rreth 12.500 paund nga shteti, shkruan BBC.

Anhu Nhu Nguyen pohoi se familjarët e tij ishin viktima të zjarrit të 14 qershorit, ku mbetën të vdekur rreth 79 persona.

Ai tregoi se humbi personat më të dashur dhe për dy javë organizatat bamirëse në bashkëpunim me këshillin e Chelsea dhe Kesington i ofruan 12.500 paund.Nguyen

Swiss Digital Desktop Reklama

52-vjecari u dënua nga gjykata e Southmark në Londër për dy mashtrime dhe deklarata të rremë me qëllim marrjen e një pasaporte.

Swiss Digital Mobile Reklama

Anhu vjen nga një shtet tjetër dhe në seancën e parë gjyqësore ishte me një përkthyes, ndërsa do të vendoset dënimi i tij me 15 shtator.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?