Pamja e pazakontë e Putinit, a po e mposht sëmundja? (VIDEO)

A po e mposht sëmundja, Presidentin rus? Pamjet e publikuara nga Kremlini ditën e djeshme, shfaqin Vladimir Putin duke shtrënguar cepin e tavolinës dhe duke lëvizur gjithë siklet këmben poshtë saj. Për 12 minuta, presidenti 69-vjeçar ka qëndruar në të njëjtin pozicion.

I kërrusur dhe në siklet, Putin zhvilloi një bisedë me ministrin rus të mbrojtjes, Sergei Shoigu, i cili gjithashtu vuan nga një problem shëndetësor.

Pamja e pazakontë e Putin ka “pushtuar” titujt e gazetave dhe portaleve. Kjo nuk është hera e parë që mediat diskutojnë për sëmundjen e Putin.

SHKARKO APP