Pamje shqetësuese nga Irani, trupat e pajetë nga koronavirusi “pirg” në dyshemenë e spitalit
Regjimi në Iran mund të jetë duke fshehur shkallën e vërtetë të përhapjes së koronavirusit në vend.
Dyshimet kanë lindur pasi disa pamje shqetësuese të publikuara së fundmi mendohet se tregojnë një numër të madh trupash që mund të kenë ndërruar jetë si pasojë e virusit. Sipas raportimeve, pamjet janë filmuar nga stafi mjekësor në një spital në qytetin e Qom-it, në provincën veriore, ku edhe thuhet të jetë zbuluar rasti i parë më COVID-19.
Deri më tani në Republikën Islamike virusi u ka marrë jetën 92 personave ndërsa rastet e konfirmuara në total janë 2,922.Nga koronavirusi nuk kanë shpëtuar as drejtuesit kryesorë të qeverisë iraniane.
Videoja, për të cilën ende nuk ka ende një konfirmim zyrtar dhe është parë më shumë se 836,000 në rrjet, tregon një numër të madh trupash të mbuluar në çanta të zeza në dyshemenë e spitalit.
Burri që filmon kalon në dhoma të ndryshme të ndërtesës në të cilat mund të shihen çanta të tjera me trupa. Gjithsesi, deri më tani nuk ka pasur asnjë përgjigje zyrtare për rastin.