Pamje të rënda/ Sulm në një shkollë, nxënësit hidhen nga kati i katërt për të shpëtuar (VIDEO)

Një ngjarje tragjike ka tronditur Rusinë këtë të martë. Të paktën 11 persona kanë humbur jetën nga një sulm me armë në një shkollë në Kazan të Rusisë. Dy adoleshentë raportohet të jenë arrestuar si autorë të dyshuar, ndërsa mediat ruse thonë se ka pasur edhe një shpërthim brenda ambienteve të shkollës. Një video dramatike ka qarkulluar në rrjetet sociale që tregon momentin kur dy nxënës të shkollës hidhen nga kati i katërt, për t’i shpëtuar atentatorëve. Njëri prej tyre më pas çohet në këmbë, por nuk ka informacion për gjendjen e tyre.

SHKARKO APP