Pamje tmerri, infermierja filmohet duke dhunuar të moshuarën e paralizuar, videoja bën namin në rrjet!

Pamjet e një punonjëseje të kujdesit shëndetësor që abuzon me një pensioniste kanë bërë xhiron e rrjetit.

Mësohet se pamjet janë publikuar pasi punonjësja u dënua me 6 muaj burg.

Sipas mediave të huaja, Jenny Dady, 29 vjeç, duhej të kujdesej për 69-vjeçaren Liz Youngs, e cila ishte e paralizuar, por pamjet video zbuluan se ajo i kishte tërhequr flokët e të moshuar dhe duke e tërhequr nga hunda për ta ushqyer me zor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë verës së vitit 2019, vajza e 69-vjeçares, e cila jetonte me të në Barford, Norfolk, u shqetësua pasi vuri re lëndime të lehta në fytyrën e saj, duke përfshirë mavijosje dhe flluska.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata filluan regjistrimin e pamjeve në një aparat fotografik i cili tashmë ishte në dhomën e Youngs dhe i dukshëm për këdo që hynte.

Pas dënimit të infermieres, vetë familja vendosi që të publikojë pamjet për të ndërgjegjësuar njerëzit, shkruan Daily Mail.

Në një rast, 29-vjeçarja kishte sjellë qenin e saj gjatë një vizite, e cila gërvishti Znj. Youngs, duke i shkaktuar prerje të thella në këmbë.

Dady e kishte detyruar Youngs të hante dhe e kishte abuzuar verbalisht. Ajo gjithashtu po përdorte vazhdimisht telefonin e saj celular ndërsa ishte përgjegjëse për kujdesin ndaj saj.

Në nëntor 2019, familja e zonjës Youngs shikoi pamjet e aparatit dhe u bë e qartë se Dady po keqtrajtonte zonjën Youngs.

Vajza e Youngs Corrina tha: ‘Mjerisht, mamaja ndërroi jetë gjatë hetimit, gjë që e bën shumë më të vështirë të pajtohesh me rastin, duke ditur që ajo ishte trajtuar keq gjatë vitit të fundit të jetës së saj.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?