Pamjet e tmerrit/ Tre gra i mbjetojnë rrëzimit të avionit që la mbi 100 viktima (VIDEO)
Pamje tmerri, ulërima e britma për ndihmë, por fatkeqësisht gjithcka u shkaterrua dhe u dogj. Më poshtë do të shikoni pamjet nga ngjarja e rëndë e ndodhur dje, kur një avion Boeing 737 është rrëzuar pas fluturimit, dhe sipas informacioneve kishte 104 persona në bord, nderkohe qe kane shpetuar vetem tre femra.
Avioni u rrezua në një fushë pranë një shkolle në lagjen Santiago de las Vegas pak pas fluturimit. Mbeturinat u shpërndanë përgjatë zonës, 12 kilometra në jug të Havanë, dhe pjesët e zeza të avionit ishin të dukshme.
Teksa tymi vazhdon nga pjesët e avionit të shkatërruar njerëzit janë parë duke bërtitur dhe duke vrapuar ndërsa përpiqen të gjejnë të mbijetuarit dhe të tërheqin trupat nga rrënojat.
Mes atyre që vdiqën ishin pesë fëmijë, përfshirë edhe një fëmijë nën moshën dy vjeçare, njoftoi agjencia e lajmeve kubane Granma.
Vetëm katër vetë dolen gjalle, por njëri vdiq në spital dhe tre të tjerë, të cilët janë të gjitha gra, besohet të jenë ende në gjendje të rëndë.
Të mbijetuarit u dërguan në spitalin Calixto Garcia të Havanë.
“Ajo është e gjallë, por shumë e djegur dhe e fryrë,” i tha Reuters një i afërm i pikëlluar i një prej të mbijetuarve.















KOHA JONË SONDAZH

