Pamjet ku dyshohet se i prihet koka pengut ukrainas, Zelensky: E neveritshme

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje liderëve botërorë që të përgjigjen pasi u shfaq një video që tregonte me sa duket një ushtar ukrainas i prehej koka nga një ushtarak rus.

“E neveritshme! Të gjithë duhet të reagojnë. Çdo lider. Mos prisni që kjo të harrohet”, tha ai në një video mesazh. Nga ana tjetër, shërbimi i sigurisë SBU i Ukrainës tha se po hetonte “krimin e luftës”.

Videoja duket se është filmuar në celular dhe ndoshta gjatë muajve të verës. Ajo tregon një burrë me uniformë ushtarake që mban një shirit të verdhë në krahi veshur me simbole të ushtrisë ukrainase.

SHKARKO APP